image Gjykata Kushtetuese anulon vendimin e Supremes: Themelorja dhe Apeli nuk e shkelën ligjin në favor të Sali Mekaj kur e liruan nga akuza

Drejtësi

Gjykata Kushtetuese anulon vendimin e Supremes: Themelorja dhe Apeli nuk e shkelën ligjin në favor të Sali Mekaj kur e liruan nga akuza

news image

Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin konstatoi se Gjykata Themelore dhe e Apelit kishin shkelur ligjin në favor të Sali Mekaj, kur e liruan atë nga akuza për ushtrim ndikimi është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe rasti është kthyer në rivendosje në Gjykatën Supreme, raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese bëhet e ditur se kjo Gjykatë ka gjetur se vendimi i Gjykatës Supreme ishte në shkelje të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Ish- kryetari i gjykatës, Sali Mekaj, më 23 nëntor të vitit 2018 ishte liruar nga akuza së bashku me të akuzuarit e tjerë, Vlora Goranin, Mentor Seferaj dhe Ali Seferaj.

Më 5 qershor 2019, këto vendime ishin konstatuar nga Gjykata Supreme e Kosovës se ishin marrë në shkelje të ligjit penal në favor të Mekaj pasi Supremja kishte aprovuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të Prokurorisë së Shtetit.

Aktakuza në këtë rast ishte ngritur më 31 maj të vitit 2016. Sipas aktakuzës, i pandehuri Sali Mekaj, në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete dhe për persona të tjerë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 17 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 193/19; 2. KI 18/20; 3. KO 56/20; 4. KI 157/20 dhe 5. KI 166/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):1.Lënda: KI 193/19

Parashtrues: Sali Mekaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr.36/2019], të datës 5 qershor 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6.1 [E Drejta për një Proces të Rregullt Gjyqësor] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës:VENDOSI TË SHPALLË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË shkelje të nenit 31.1 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 [E Drejta për Proces të Rregullt Gjyqësor] të KEDNJ-së;III. TË SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Pml.nr. 36/2019, të 5 qershorit 2019, dhe KTHEN të njëjtin për rivendosje, në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës;IV. TË

URDHËROJË Gjykatën Supreme, që të njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për ta zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës, jo më larg se më 21 qershor 2021;

/Gazeta Sinjali/