image Gjykata ia cakton masën e paraburgimit prej një muaji serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

Drejtësi

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit prej një muaji serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Marko Daniqit, për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan vitin e kaluar.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, për RTKlive ka konfirmuar se të njëjtit iu caktuar paraburgim nga gjykata.

Ndryshe Marko Daniq, i akuzuari për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë të shtunën. Dantiq ishte arrestuar një ditë më parë për sulmet e majit të vitit 2023.

/GazetaSinjali/