Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1-muaji personit J.H si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë ditën e djeshme.
Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, bëhej fjalë për Jon Hotin, i cili është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti nga fshati Jashanicë.
Ngjarja e djeshme tronditi Kosovën, ku mbetën të vrarë dy persona në një lokal në Klinë, njëri u vra në vend teksa tjetri humbi jetën më vonë pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
I dyshuari Jon Hoti u arrestua nga Policia dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit u ndalua për 48 orë. Prokuroria bëri kërkesën për t’i caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit dhe Gjykata Themelore në Pejë tashmë e ka aprovuar këtë kërkesë.