image Gjykata i cakton masën e arrestit me burg 22 vjeçarit që shoi familjen 4-anëtarëshe në Vlorë

Shqipëri

Gjykata i cakton masën e arrestit me burg 22 vjeçarit që shoi familjen 4-anëtarëshe në Vlorë

news image

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg për 22-vjeçarin Igli Madani, i cili shkaktoi aksidentin e të premtes në Vlorë, ku vdiqën katër anëtarët e familjes Gushi me origjinë nga Patosi, transmeton Gazeta Sinjali.

Masa për Madanin është dhënë në mungesë, pasi vetë i riu mbahet ende në ambientet e spitalit, ndërsa ka lëndime si pasojë e aksidentit, por pa rrezik për jetën.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga Viola Canaj. Medani rrezikon në 20 vjet heqje lirie, pasi u mori jetën katër anëtarëve të së njëjtës familje, Eduart, Silvana, Eva dhe Anastasia Gushi.

Igli Madani, veç problemeve me drogën, rezulton të ketë gjashtë gjoba si drejtues makine.

Konkretisht, njëra prej tyre është për shpejtësi, dy për parakalim të gabuar, 1 për xhama të zinj dhe 2 të tjera për shkelje të sinjalistikës./Gazeta Sinjali/