image Gjykata i cakton masën ‘detyrim paraqitje’ Henri Çilit, deshi të ndikonte në gjykimin e një vrasje

Rajon

Drejtësi/ Gjykata i cakton masën ‘detyrim paraqitje’ Henri Çilit, deshi të ndikonte në gjykimin e një vrasje

news image

Pas pothuajse 10 orëve seancë, Gjykata e Përmetit caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për botuesin dhe analistin shqiptar, Henri Çili, i cili akuzohet se tentoi të ndikojë në gjykimin e një vrasje, me qëllim të përfitimit të 700 mijë eurove dhe disa pronave.

Ndërkohë, Ilir Korbi, drejtori juridik i Universitetit të Henri Çilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata po ashtu ka dhënë masë për të gjithë të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit ‘mezhgorani’.

Sipas aktakuzës, Henri Çili është akuzuar se ka tentuar të ndikojë në shkallët e larta të gjyqësorit për t’i zbutur masën e akuzës vëllezërve Aliko nga Lazarati, të dënuar nga shkalla e parë dhe ajo e apelit me burgim (një i përjetshëm dhe tjetri me 18 vite) nën akuzën e vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Në këmbim Çili do të merrte një total prej rreth 700 mijë eurosh në para të thata, prona dhe toka. /Gazeta Sinjali/