image Gjykata u cakton nga 30 ditë paraburgim tre zyrtarëve policorë të arrestuar për rastin "Karaçeva"

Siguri

Gjykata u cakton nga 30 ditë paraburgim tre zyrtarëve policorë të arrestuar për rastin “Karaçeva”

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan kanë arrestuar tre zyrtarë policorë të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva”, shkruan Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit janë Fitim Kryeziu, Naim Selishta dhe Naim Krasniqi, të tre zyrtarë policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet se Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të arrestuarit./Gazeta Sinjali/