Një gjykatë në Moskë gjobiti të premten një bukëpjekëse ruse, e cila dekoroi ëmbëlsirat e saj me slogane pro Ukrainës dhe paqes, raporton AFP.
Pasi presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022, autoritetet kanë ndaluar të gjitha kritikat publike për ofensivën e Moskës.
Të premten, gjykata e qarkut Izmailovo në Moskë urdhëroi bukëpjekësin Anastasia Chernysheva të paguante një gjobë prej 35,000 rubla (rreth 440 dollarë) për “diskreditimin” e ushtrisë ruse, tha një përfaqësues i gjykatës për agjencinë e lajmeve.
Chernysheva, e cila drejton një biznes buke, ka postuar fotografi të ëmbëlsirave shumëngjyrëshe me slogane në kundërshtim me konfliktin e armatosur në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 25,000 njerëz.
Ajo u arrestua shkurtimisht të enjten pasi një media ultra-konservatore tërhoqi vëmendjen për punën e saj në janar.
Torta të tjera, të zbukuruara me zemra dhe lule, i referoheshin kulturës pop ose lexonin “Dashuria do të fitojë” ose “Të dua!”.
В Москве пришли с обыском и задержали девушку-кондитера из-за торта с надписями «Нет войне» — ОВД-Инфо
— SOTA (@Sota_Vision) April 27, 2023
Анастасия Чернышева уже много лет печет торты под брендом «Хлеб и зрелища», часто украшая свою выпечку цветами украинского флага или антивоенными надписями. Часть своих доходов… pic.twitter.com/GlQQF3Zxpe