image Gjykata federale e dënon kompaninë e automobileve, Volkswagen

Botë

Gjermani/ Gjykata federale e dënon kompaninë e automobileve, Volkswagen

news image

Një vendim gjykate historik, për jurisprudencën gjermane dhe jo vetëm.  Gjykata federale e Karlsruhe ka dënuar gjigantin automobilistik Volkswagen të paguajë pronarin e një automjeti tip Sharan që rezultoi se kishte motorin e modifikuar.

Rëndësia e vendimit është te fakti që si pronari fatlum, janë rreth 470 mijë të tjerë që presin, për shkak të një prej skandaleve më të mëdha të historisë së industrisë automobilistike.

Pronari i Sharanit kishte arritur të merrte rreth 26.600 euro dëmshpërblim për mjetin që kishte  blerë 31 mijë euro, por nuk ishte i kënaqur dhe kishte çuar çështjen në apel.

Gjykata federale konfirmoi vendimin, por tashmë ai vjen nga niveli më i lartë gjyqësor në Gjermani, dhe mund të merret parasysh në më shumë se 60 mijë paditë që ende duhet të përfundojnë në drejtim të Volkswagen. /Gazeta Sinjali/