image Gjykata e shpall fajtor 24-vjeçarin për vrasjen e shqiptarit me 8 plumba

Shqipëri

Gjykata e shpall fajtor 24-vjeçarin për vrasjen e shqiptarit me 8 plumba

news image

Një shtetas suedez është shpallur fajtor për vrasjen shqiptarit Flamur (Alex) Beqiraj në Londër.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij  në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, në sy të  gruas së tij që bërtiste teksa ajo mbronte djalin e tyre dyvjeçar në prag të Krishtlindjeve 2019.

Beqiri, vëllai i yllit të “The Real Housewives Of Cheshire”, Misse Beqiri, ishte kryetari i një bandë ndërkombëtare të drogës.

Ai u vu në shënjestër pas një grindjeje me një grup rival të krimit të organizuar të kryesuar nga Amir Mekky, 24 vjeç.

I armatosuri Anis Hemissi, 24 vjeç, i maskuar me maskë lateksi, qëlloi 10 herë me pistoletë në drejtim të tij, duke e goditur Beqirin me tetë plumba nga pas.

Kikboksieri profesionist Hemissi, i cili më parë ishte maskuar si një grumbullues mbeturinash për të kryer krimin, u shpall fajtor për vrasje dhe posedim të një arme zjarri në Gjykatën e Kurorës Southwark të premten, 11 shkurt pas një gjyqi dy mujor.

Vrasja me 8 plumba e shqiptarit në Londër, shpallet fajtor kikbokseri

Anis Hemissi

Prokurorja e lartë e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, Louise Attrill, tha se vrasja ishte pjesë e një “një rivaliteti kokë më kokë midis dy grupeve shumë të rëndësishme të krimit të organizuar”.

“Është një atentat ndërkombëtar që kërkonte planifikim të përpiktë dhe përfshiu një grup kriminelësh të organizuar që rekrutuan një ekip për të kryer këtë vrasje tronditëse dhe brutale”, raporton oranews.

Beqiri u martua me Debora Krasniqin në Cernobbio, pranë liqenit të Komos, Itali, dhe ajo i tha revistës Grace Ormonde Wedding Style se ata “u dashuruan ” në dasmën e motrës së tij, Misse.

Beqiri, i cili kishte kombësi suedeze dhe shqiptare, pretendonte se ishte në biznesin e muzikës, por ishte përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës që nga viti 2007 si pjesë e një bande të drejtuar nga Daniel Petrovski, 38 vjeç.

Vrasja me 8 plumba e shqiptarit në Londër, shpallet fajtor kikbokseri

/GazetaSinjali/