image Gjykata e Prizrenit merr vendim për personin që në qershor kishte vjedhur një veturë

Kosovë

Gjykata e Prizrenit merr vendim për personin që në qershor kishte vjedhur një veturë

news image

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm e ka dënuar me gjashtë muaj burgim dhe 500 euro gjobë, të akuzuarin B.B, i cili akuzohet se ka vjedhur veturën “VW Golf5”, pronë e viktimës N.B, raporton Gazeta Sinjali.

Por, pas shpalljes së aktgjykimit, pas ankesës së mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarit (në kuptim të Kodit Penal të Kosovës), dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 800 (tetëqind) euro.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.B., për shkak se: Me datë 23.06.2018, rreth orës 01:00, pas mesnate, në rrugën “W.W”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vehte ia merr pasurinë personit tjetër, në atë mënyrë…

Prizren, 26 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.B., për shkak se:

Me datë 23.06.2018, rreth orës 01:00, pas mesnate, në rrugën “W.W”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vehte ia merr pasurinë personit tjetër, në atë mënyrë që derisa makina e llojit “ VW Golf5”, pronë e të dëmtuarit N.B., e cila veturë po qëndronte e parkuar në parkingun e firmës së të dëmtuarit, i pandehuri B.B., duke shfrytëzuar kopjen e çelësit të të njëjtës veturë, të cilën e kishte kopjuar rreth një muaj para ditës kritike gjatë kohës sa e kishte pasur të marrë me qira të njëjtën veturë, e hap makinën në fjalë dhe me të njëjtën largohet nga vendi i ngjarjes.

Kësodore ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 par.1 të KP-së.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka shqiptuar:

Dënim me GJOBË në shumën prej 500 Euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Andaj, Gjykata të akuzuarit i ka shqiptuar dënim UNIK me gjobë në shumën prej 1,300 (njëmijëetreqind) euro, të cilin dënim obligohet i akuzuari ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, duke llogaritur një (1) ditë burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 (tridhjetë) eurove, dhe shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Gazeta Sinjali/