Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vit burgim dhe gjobë prej 5 mijë eurosh.
Burdushi u shpall fajtor për mashtrit dhe i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për tri vjet, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjykata e Apelit, kishte vendosur që ta kthente në rigjykim rastin e Burdushit, pasi ai ishte shpallur fajtor nëntorin e vitit të kaluar dhe ishte dënuar njësoj si sot.
Apeli kishte konstatuar se nuk ishte dëgjuar dëshmia e një dëshmitari shumë të rëndësishëm.
Përveç mashtrimit, Burdushi ndodhet në mbajtje edhe për 4 vepra tjera penale. /Gazeta Sinjali/