image Gjykata e Moskës lëshon urdhër-arrest për shefin e inteligjencës ushtarake ukrainase

Botë

Gjykata e Moskës lëshon urdhër-arrest për shefin e inteligjencës ushtarake ukrainase

news image

Një gjykatë në Moskë lëshoi sot një urdhër për arrestimin e kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, duke akuzuar shefin e spiunazhit për organizimin e “sulmeve terroriste” brenda Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Reuters raporton se RIA citoi gjykatën të thoshte se Budanov akuzohej për vepra të lidhura me terrorizmin dhe kontrabandën e armëve.

Masa kundër tij u njoftua “në mungesë”, në një pranim të dukshëm se Budanov nuk mund të ndalohet menjëherë.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë vitin e kaluar, një numër shpërthimesh kanë goditur infrastrukturën ruse, deponitë e armëve dhe objektet ushtarake.

Rusia ka fajësuar Ukrainën për shumë nga sulmet, ndërsa Kievi as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përfshirjen e saj.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e quajti më parë Budanovin si organizatorin e një shpërthimi që dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin ukrainas të aneksuar të Krimesë në tetor.

/GazetaSinjali/