image Gjykata e dënon me burgim ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj

Drejtësi

Gjykata e dënon me burgim ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 6 muaj burgim ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, dënim i cili mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Begaj akuzohej për korrupsion, pasi në vitin 2018 me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Drenoc.

Një pjesë e kësaj shkolle ishte planifikuar që të ndërtohet në pronë private, e cila ishte në kundërshtim me vendimet e Komunës së Malishevës.

/GazetaSinjali/