Facebook mund të jetë i detyruar të heqë përmbajtjet identike dhe në disa rrethana, ekuivalente” me disa të tjera të deklaruara më parë të paligjshme. Kjo u vendos nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë pas një ankese nga ish-drejtuesja e Partisë së Gjelbër Austriake, Eva Glawischnig-Piesczek, në lidhje me komentet shpifëse për të, të përhapura nga një individ i vetëm dhe më pas raportuar edhe në postime të tjera.
Me sentencën e sotme, Gjykata e BE-së, pra, ka vendosur që gjyqtarët evropianë kanë të drejtë të kërkojnë fshirjen nga interneti jo vetëm të përmbajtjes që ata konsiderojnë të paligjshme, por edhe përmbajtje të ngjashme ose ekuivalente. Dhe kjo pa shkelur normat evropiane ose lirinë e shprehjes.
Në këtë mënyrë, Facebook duhet jo vetëm – me kërkesë të një gjykatësi – të ndërhyjë për të fshirë materialet e paligjshme në vendin e origjinës së përmbajtjes së paligjshme, por edhe të kufizojë hyrjen në vendet e tjera.
Një aspekt ky, që për kritikët e masës rrit rreziqet e censurës globale. Nga ana tjetër, rrjeti social ka theksuar se ky forcim i rolit mbikëqyrës në internet mund të kryhet vetëm përmes algoritmeve të automatizuara, me rrezik që në këtë mënyrë të fshihet jo vetëm materiali i paligjshëm, por edhe material që lidhet me satirën ose me komentin politik.