image Gjykata e Apelit vërteton aktgjykim lirues ndaj personit që akuzohet se vrau dy kushërinjtë në Malishevë

Kosovë

Gjykata e Apelit vërteton aktgjykim lirues ndaj personit që akuzohet se vrau dy kushërinjtë në Malishevë

news image

Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj Besim Malokut, i cili akuzohet për vrasjen e dy kushërinjve Bahri dhe Shani Maloku nga Malisheva, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se ka gjetur që aktgjykimi i atakuar me ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.

“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit Be. M. Aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket veprës penale veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Kosovës, është vërtetuar. Pjesa e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë që ka të bëjë më akuzuarit Bl. M. dhe Be.M., për veprën penale (secili veç e veç)Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK-së, ka mbetur e paprekur. Ndërsa ankesa e përfaqësueses së autorizuar të palës së dëmtuar, është hedhur si e pa lejuar”, thuhet në komunikatë.

/Gazeta Sinjali/