Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesen e avokatit mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Xhabir Zharkut.
Sipas njoftimit nga Gjykata e Apelit aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj i datës 15 dhjetor, sipas të cilës kjo masë do të zgjas deri më 13 janar të vitit të ardhshëm.
Ish kryetari i Kaçanikut po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dy veprave penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit”.
Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka vlerësuar djret se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj./Gazeta Sinjali/