image Apeli vendos ndaj të dyshuarit për krime lufte

Kosovë

Apeli vendos ndaj të dyshuarit për krime lufte

news image

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurit G.S.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte vendosur më 22 korrik të këtij viti masën e paraburgimit deri më 19 të këtij muaji, shkruan Gazeta Sinjali.

G.S është duke u dyshuar nga Prokuroria Speciale se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurit është i drejtë dhe i ligjshëm, ngase ekziston dyshimi i bazuar, se ai e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ndërkaq ekzistojnë arsye për te besuar, se mund të ikë ose arratiset, me qëllim të shmangies së procedurës penale, të ndikojë në prova ose dëshmitarë ose të kryejë vepër penale të re./Sinjali.com/