image Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Telekomit dhe “Z-Mobile”

Drejtësi

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Telekomit dhe “Z-Mobile”

news image

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile-it, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj.

Ai tha se “kjo është një betejë e fituar në luftë që ju kemi shpallë zhvatëseve dhe grupeve kriminale të interesit që kan pas vetëm një qëllim.”

“I falenderojë së pari, anëtaret e FSP-PTKsë që më besuan mua, kryesisë së FSP-PTK që ti prijmë kauzës për mbrojten e kompanisë dhe punëtoreve. Kjo kauzë ka pas sfida të përditshme (foli njëhere tjerët për sfidat që kemi kaluar), mirëpo pa përkrahjen dhe ndihmen e anëtareve të Sindikatës tonë, punëtorëve të gjitha niveleve e shumë të tjerve, kjo kauzë ka qenë shumë e vështire të shtyhet përpara. Prandaj, kjo fitore është e përbashkët”, ka shkruar ai.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Sindikata e Punëtorëve e Telekomit: FSP-PTK edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha Institucioneve të Republikës së Kosovës që të hetoni nga fillimi nënshkrimin e kësaj kontrate për demet financiare që janë shkaktuar Telekomit të Kosovës dhe të vazhdon me kontratat të tjera që kanë qenë dhe janë zhvatje e buxhetit të Telekomit të Kosovës.

/GazetaSinjali/