Sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqsor në rastin e njohur si “Pronto”. Në seancën e sotme është bërë administrimi i provave të propozuara nga Prokuroria, me ç’rast pala mbrojtëse dhe të akuzuarit kanë dhënë vërejtjet e tyre.
Pas administrimit të provave të Prokurorisë dhe deklarimit të tyre se nuk kanë propozime për prova të reja, mbrojtësi i ish-ministrit Besim Beqaj, avokati Besnik Berisha, ia ka paraqitur gjykatës propozimin për plotësimin e procedurës së provave, duke propozuar një numër të dëshmitarëve për t’i rrëzuar pretendimet e Prokurorisë kundër klientit të tij, shkruan Sinjali.
Propozime për prova dhe dëshmitarë paraqitën edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë në këtë rast. Për këto propozime, gjykata do të vendos jashtë shqyrtimit gjyqësor.
Seancat e radhës janë caktuar të mbahen më 1, 4 dhe 14 nëntor. /Sinjali