Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.
Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore.
Ndryshe Zoran Vukotiq është i dënuar edhe për krime tjera të luftës ngase në vitin 1999 në burgun e Smrekovnicës kishte keqtrajtuar të burgosurit e luftës duke u shkaktuar vuajtje të mëdha. Ai është dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim.