image Gjykata cakton seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit

Drejtësi

Gjykata cakton seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit

news image

Gjykatësi i Procedurës, Nicollas Guilloi, ka caktuar seancën e radhës në rastin e Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit,  kjo është seanca e pestë me radhë dhe do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes.

 Seanca është caktuar që të mbahet të premten, më 28 maj, në orën 11:00.

Në këtë kontekst, mbrojtja dhe Prokuroria e Specializuar janë urdhëruar që të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim më së largu deri të mërkurën në orën 16:00.

Gucati e Haradinaj po mbahen që nga shtatori në paraburgim.

Mbi ta rëndojnë akuza që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për shkak të publikimit të dosjeve të Speciales që atyre u erdhën në OVL./Gazeta Sinjali/