image Gjykata cakton masën e paraburgimit për personin i cili dyshohet se kreu grabitje

Kosovë

Siguri/ Gjykata cakton masën e paraburgimit për personin i cili dyshohet se kreu grabitje

news image

Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për të pandehurin B.K. për shkak të veprës penale grabitje dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore thuhet se të pandehurit B.K. i është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej 1 muaj duke filluar nga data 4 mars 2020.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri tjetër A.K. i cili është në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë të paarritshëm për organet e ndjekjes./ Gazeta Sinjali/