image Gjykata cakton masën e paraburgimit për çekun që kërkohej nga Interpoli

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata cakton masën e paraburgimit për çekun që kërkohej nga Interpoli

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të kërkuarit, shtetasit çek M.J, për veprën penale “Mashtrim”.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh.

Në këtë çështje penale gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes si dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit.

I pandehuri M.J është shtetas i Republikës së Çekisë, i cili kërkohet nga autoritetet e çeke për mashtrim.

Për të është lëshuar urdhërarrest nga Interpoli me datë 05.12.2019 me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Republikës së Çekisë./Gazeta Sinjali/