image Gjykata anulon vendimin e MPB-së që ua revokoi leje-qëndrimet shtetasve turq

Kosovë

Verdikt/ Gjykata anulon vendimin e MPB-së që ua revokoi leje-qëndrimet shtetasve turq

news image

Sipas vendimit, shtetasit turq të njohur si rasti “Gylenistët” tashmë kanë lejeqëndrim në Kosovë dhe janë anuluar vendimet e MPB me të cilat i ishin revokuar leje qëndrimet me arsyetimin se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Gjykata Themelore ka anuluar vendimin e Ministrisë së Brendshme të muajit mars 2018 për revokimin e leje-qëndrimit të shtetasve turq në Kosovë, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Vendimi i Gjykatës erdhi muaj më vonë, pasi përfaqësuesit ligjorë kishin ngritur padi pas dëbimit të shtetasve turq, duke kërkuar anulimin e vendimeve për revokimin e lejeqëndrimeve dhe vendimeve për urdhërlargim me forcë, të cilat ishin nxjerrë duke shkelur dispozitat ligjore të Kushtetutës dhe Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata e Themelore ka aprovuar si të bazuara kërkespaditë e paditësit dhe ka anuluar vendimet për revokimin e leje qëndrimit të Mustafa Erdem dhe Cihan Ozkan ndërsa për shtetasit turq tjerë lëndët janë ende në procedurë, për shkak të vonesave në gjykatë ende nuk është vendosur mbi to. Gjykata e Apelit në gusht të këtij viti i ka vërtetuar Aktgjykimet e Gjykatës Themelore.

Kjo nënkupton që personat në fjalë tashmë kanë lejeqëndrim në Kosovë dhe vendimet e MPB me të cilin i janë revokuar leje qëndrimet me arsyetimin se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare janë anuluar nga Gjykata, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore poashtu ka anuluar edhe vendimin për Urdhërlargim me Forcë për Kahraman Demirez të cilin e ka kthyer në rivendosje pranë Komisionit për Ankesa në MPB. Për shtetasit turq tjerë lëndët janë ende në procedurë për shkak të vonesave.

Kujtojmë edhe njëherë se në fund të muajit mars të vitit 2018, Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e institucioneve “Gulistan”, Mustafa Erdem, zëvendësin e tij, Yusuf Karabina, drejtorin Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan, të cilët më pas u dëbuan. /Sinjali/