image Gjuriqi helmimin e verifikuesve të votave e lidhë me Albin Kurtin

Propaganda/ Gjuriqi helmimin e verifikuesve të votave e lidhë me Albin Kurtin

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka paralajmëruar opinionin vendor e ndërkombëtar se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviqi dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, shkruan Gjuriq në një komunikatë për media.

Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia.