Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, ka folur për rëndësinë e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës duke thënë se kjo tregon angazhimin e Serbisë.
“Tërheqjet e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur janë të rëndësishme për pozicionin e ardhshëm negociues të Serbisë, por edhe një tregues i angazhimit të autoriteteve shtetërore për mbrojtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë”, është shprehur Gjuriq
Ai theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka filluar një veprim për të “mbrojtur pozicionin e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare”, që ka çuar në një kthesë në bashkësinë ndërkombëtare dhe se më herët mbi 110 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe sot ajo shifër është zvogëluar në më pak se gjysmën e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ky reagim i tij erdhi pas raportimeve se Sierra Leone është bërë vendi i 18 që e ka çnjohur Kosovën.