image Gjuriq: Serbia ka siguruar 19 nota për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Politikë

Gjuriq: Serbia ka siguruar 19 nota për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

news image

Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq ka pretenduar se diplomacia serbe në vitet e fundit ka sjellë “19 tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës” dhe se “është e kotë që përfaqësuesit e Kosovës po fotografohen me ambasadorët nëpër korridore, në përpjekje për të mohuar tërheqjet të njohjes”.

“Ne kemi 19 nota për tërheqje dhe nëse ata vazhdojnë ta bëjnë këtë, ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën”, ka thënë Gjuriq.

Ai gjithashtu ka pretenduar se, “përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare janë “lëvizje destruktive” dhe “sulme ndaj parimeve të Uashingtonit nga shtatori i vitit 2020”, kur Prishtina mori përsipër të mos lobojë në organizatat ndërkombëtare”, megjithëse ai e di shumë mirë se ky i ashtuquajturi moratorium ka qenë në afat prej një viti, i cili ka skaduar tashmë një vit e gjysmë.

“Përshtypja ime është se SHBA e shohin këtë si një shpërqendrim, diçka që shpërqendron nga dialogu”, tregon Gjuriq edhe atë se “çfarë mendon administrata amerikane”.

/GazetaSinjali/