image Gjuriq: Kurti nuk do bisedime me Serbinë, por kapitullim poshtërues të saj

Rajon

Dialogu/ Gjuriq: Kurti nuk do bisedime me Serbinë, por kapitullim poshtërues të saj

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron kurrfarë marrëveshje me Serbinë por vetëm ‘’kapitullim poshtërues’’.

“Albin Kurti me fjalët e tij ka treguar se ai nuk dëshiron kurrfarë marrëveshjeje me Serbinë, as që dëshiron bisedime të mirëfillta, por vetëm dëshiron kapitullim poshtërues për Serbinë”, i ka thënë Gjuriq Tanjugut.

Sipas medias serbe, deklarata e Gjuriqit vjen pas mesazhit të djeshëm të Kurtit për presidentin e Serbisë, Vuçiq, se nuk mund të ketë marrëveshje nëse qasja e Serbisë është se “ne duhet të fitojmë diçka”./ Gazeta Sinjali/