image Gjuriq dhe Petkoviq takojnë QUINT-in: Mbështesim përpjekjet e Lajçakut për themelim të Asociacionit

Politikë

Gjuriq dhe Petkoviq takojnë QUINT-in: Mbështesim përpjekjet e Lajçakut për themelim të Asociacionit

news image

Marko Gjuriq, tash Ministër i ri i Jashtëm i Serbisë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar takim me pesë ambasadorët e QUINT-it në Beograd, të cilëve, sipas komunikatës për media të qeverisë serbe, u kanë shprehur mbështetjen ndaj “përpjekjeve për themelim të Asociacionit” në Kosovës nga ndërmjetësi sllovak Miroslav Lajçak.

“Beogradi mbështet shumë këto përpjekje të Lajçakut”, thuhet në komunikatën e tyre lëshuar për media, ndonëse thonë se bisedimet për Asociacionit u ndaluan pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit si mjet i ligjshëm pagese në Kosovë te komuniteti serb.

Kujtojmë se ndërmjetësi Lajçak përfundon mandatin e tij në gusht të këtij viti si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve, ndërsa vendin e tij supozohet ta zë ish-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

/GazetaSinjali/