Gjumi i shpëtoi jetën kryebashkiakut të Mykolaiv në Ukrainë nga bombardimi me raketa ndaj ndërtesës së bashkisë ditën e djeshme.
Kryebashkiaku i Mykolaiv qëlloi me fat që nuk u zgjua në kohë, e nuk shkoi në orar në punë, pasi në këtë mënyrë ai nuk u gjend në bashki në momentin e bombardimit rus.
Ndërtesa e bashkisë në Mykolaiv u dëmtua rëndë nga bombardimet ruse.
Sipas mediave ukrainase, të paktën nëntë persona u vranë dhe 28 u plagosën në sulmin rus në qytetin ukrainas.
Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, sipas shërbimit të ambulancës ukrainase, me frikën se numri i të vdekurve do të rritet .