image Gjukanoviq: Sa më pak të jetë Evropa prezente në Ballkan, rreziku nga jashtë saj është më i madh

Politikë

Gjukanoviq: Sa më pak të jetë Evropa prezente në Ballkan, rreziku nga jashtë saj është më i madh

news image

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq pas mbledhjes së Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ka deklaruar se mosprania e Evropës në Ballkanin Perëndimor nënkupton lënien e hapësirës për ata të cilët janë kundër Evropës transmeton Sinjali.

“Kemi folur edhe për aspektet gjeopolitike dhe për këtë nuk kam çfarë të shtoj më shumë, sepse dihet qëndrimi i Malit të Zi. Sa më pak Evropa që është prezente në Ballkan, aq më shumë hapësirë për ata të cilët janë kundër Evropës. Mali i Zi aspiron që të jetë pjesë e Evropës. Tjetri aspekt për të cilin kemi biseduar është plani investim për të cilin ka folur edhe komisiari i Bashkimit Evropian Varhelji” ka thënë Gjukanoviq /GazetaSinjali/