Një video-dokumentar që tregon një objekt të panjohur fluturues, duke u zhdukur në fund të detit në California u lansua nga “gjuetari” UFO-ve, Jeremy Corbell.
Sipas Corbell, videoja është regjistruar nga një anije e Marinës Amerikane në brigjet e San Diego në korrik 2019 dhe tregon një objekt sferik të errët, duke fluturuar mbi oqean.
“Ai ra në ujë”, tha një prej personelit ushtarak, pikërisht kur objekti misterioz dukej se po zhdukej në det.
Pentagoni para pak ditësh ka konfirmuar se imazhet janë kapur nga personeli ushtarak. Videoja do të rishikohet nga Task Forca e Pentagonit për Fenomenet Ajrore të Identifikuara (UAPTF), një program i vendosur vitin e kaluar për të “mësuar në lidhje me natyrën dhe origjinën e Fenomeneve Ajrore të Identifikuara”.
“Unë mund të konfirmoj që videoja është marrë nga personeli i Marinës dhe se UAPTF e përfshiu atë në hetimet në vazhdim”, tha zëdhënësi i Pentagonit Susan Gaff për Thedebrief.
The US Navy photographed & filmed “spherical” shaped UFOs & advanced transmedium vehicles; here is some of that footage. Filmed in the Combat Information Center of the USS Omaha / July 15th 2019 / warning area off San Diego @ 11pm PST. No wreckage found. No craft were recovered. pic.twitter.com/tK1YTG8sJ7
— Jeremy Corbell (@JeremyCorbell) May 14, 2021
Në faqen e tij të internetit, Corbell thotë se anija e UFO-ve ishte e aftë të udhëtonte si në ajër ashtu edhe në ujë.
“Është shënuar në raportet e informacionit se anija sferike nuk mund të gjendej pasi hyri në ujë, se një nëndetëse u përdor në kërkim dhe nuk gjeti asgjë“, pretendon ai. /Gazeta Sinjali/