image Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, dy të lënduar

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, dy të lënduar

news image

Një gjuajtje me armë ka ndodhur sonte në një lokal në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një dëshmitar që ishte në vendin e ngjarjes tha për Sinjalin se nga të shtënat me armë janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Emergjencë për trajtim.

Sipas këtij dëshmitari, lokali ku ndodhi ngjarja është kafeteria “Zone Bar”, i cili gjendet afër stacionit të autobusave.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethava që çuan në këtë incident.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e rastit.

/GazetaSinjali/