image Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Vushtrri, shoqërohet në polici një person

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Vushtrri, shoqërohet në polici një person

news image

Festat me armë zjarri në ahengjet e ndryshme familjare janë shndërruar në një dukuri të zakonshme gjatë stinës së verës. Çdo ditë në Polici raportohen raste të shumta kur duhet intervenimi i njësiteve policore në oborret e shtëpive ku krahas këngës e vallëzimit, dasmorët ia krisin edhe ‘alltisë’, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot rreth orës 12:30 në fshatin Maxhunaj të komunës së Vushtrrisë, ku një njësi policore, gjatë patrullimit ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Sinjali mëson se pas lokalizimit të vendit ku po mbahej ahengu familjarë, zyrtarët policorë kanë hasur në personin e dyshuar, i cili nga gëzimi ka shtënë me armën e tij, e cila më pas është sekuestruar bashkë me një karikator dhe disa gëzhoja të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.

/GazetaSinjali/