Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se të dyshuarit që ishin të përfshirë në gjuajtje me armë janë larguar nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, tha Borovci.
Sipas tij, momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për të identifikuar të dyshuarit.