image Gjuajtje me armë në një lokal nate te 'Abi Çarshia' në Prizren, arrestohet i dyshuari

Siguri

Gjuajtje me armë në një lokal nate te ‘Abi Çarshia’ në Prizren, arrestohet i dyshuari

news image

Incidentet në lokalet e natës nuk janë të rralla në vendin tonë. Përleshje, gjuajtje me armë e tentim vrasje janë vetëm disa nga rastet që raportohen në hapësira të tilla. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, mbrëmë pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali këtë herë rasti ka ndodhur në njërin nga lokalet te ‘Abi Çarshia”, ky një person dyshohet se ka gjuajtur disa herë me armë, për motive akoma të panjohura. Të shtënat që janë dëgjuar kanë aktivizuar Policinë, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari është kapur dhe pas kontrollit policor i është gjetur arma gjysmë automatike me rreth 70 fishekë. Ndërkohë, në lokacionin ku ai ka shkrepur armën janë gjetur katër gëzhoja, që janë sekuestruar nga Policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku pasi i është nënshtruar alkotestit, ka rezultuar se është në gjendje të dehur. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për ndalim dhe inicim të rasteve për dy vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

/GazetaSinjali/