image Gjuajtje me armë në një aheng familjar në Ferizaj

Siguri

Gjuajtje me armë në një aheng familjar në Ferizaj

news image

Sot rreth orës 16:50, në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në komunën e Ferizajt një person ka shkrepur me armë zjarri në aheng familjar me ç’rast, Policia e Kosovës ka dalur në vend ngjarje, raporton Gazeta Sinjali.

Me të dalur në vendin se ku ka ndodhur rasti, Policia ka ndaluar një të dyshuar i moshës 38-vjeçare me iniciale V.A., të cilit i ka sekuestruar armën dhe 2 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është iniciuar si ” Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës“dhe Përdorim i armës”.

/GazetaSinjali/