Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të martën në mbrëmje në Prishtinë.
I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni”. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetuesit policor po punojnë për zbardhjen e rastit.
“Hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar,” thuhet në njoftimin e policisë.