image Gjuajtja me armë në Vranjevc, dy të plagosur dërgohen në QKUK

Siguri

Gjuajtja me armë në Vranjevc, dy të plagosur dërgohen në QKUK

news image

Një incident me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se janë lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur teksa personat e përfshirë ishin në lëvizje me vetura.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se dy persona janë dërguar në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha ai.

/GazetaSinjali/