Pas një pune intensive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, njofton se ka arrit që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë për të cilin Sinjali ka raportuar ekskluizvisht.
E personi i dyshuar i cili është arrestuar është Harbin Vitija për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht lidhur me rastin ku i njëjti ishte recidivist i veprave penale.
Rastin e arrestimit të tij e ka konfirmuar edhe Policia, të cilit edhe i janë sekuestruar disa armë në banesën e tij.
“H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: Një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë etj.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
