Posedimi i armëve ilegale dhe përdorimi i tyre është shndërruar në një dukuri shqetësuese, që po cenon sigurinë publike. Incidente të tilla ndodhin në hapësira të ndryshme. Kështu ka ndodhur me një rast në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, Policia ka arritur të identifikojë një person që kishte gjuajtur me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të kaluar, në Prizren.
Rasti ka ndodh në fshatin Dedaj pas një mosmarrëveshje që ka pasur i dyshuari me nipin e tij.
Pasi i dyshuari është zbuluar, Policia ka arritur që ta arrestojë dhe shoqërojë në stacion policor, ku është intervistuar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i njëjti e ka pranuar se ka shtënë me pistoletë në ajër.
Policia tek i njëjti ka sekuestruar një pistoletë me gas.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij në drejtim të dy veprave penale “Përdorim i armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.