Policia e Kosovës, ka konfirmuar se një person është arrestuar një orë më parë në Vushtrri për shkak të të shtënave me armë zjarri.
Policia tek personi ka sekuestruar armën si dhe një gëzhojë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se asnjë person nuk është lënduar në këtë rast.
“Sonte rreth orës 21:00, në Vushtrri është raportuar për të shtëna, Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa si prova materiale ka sekuestruar një armë, dhe një gëzhojë, nuk raportohet për të lënduar! me rastin po merren njësi përkatëse policore”, thuhet në deklarimin e Policisë së Kosovës për Sinjalin.