Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali raportohet për dy person të plagosur nga arma. Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.
Rasti siç merr vesh Gazeta Sinjali rasti ka ndodh në një kafe në pjesën e njohur si te 4 Llullat.
Mësohet nga burimet e Gazetës Sinjali se i plagosuri dhe i dyshuari kanë qenë në të njëjtën kafene, ku luhet letra, dhe se janë fqinjë ndërmjet vete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ende nuk ka folur për rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.