image Shqetësuese: 173 mjekë kanë ikur nga Kosova
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Shqetësuese: 173 mjekë kanë ikur nga Kosova

news image

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, bëri të ditur se deri më tani, 173 mjekë kanë ikur nga Kosova.

“I bie 70.06 % e atyre që kanë diplomuar dhe janë pajisur me licencë në Odën e Mjekëve”, tha ai.

Gjonbalaj theksoi se çështja kryesore e ikjes së mjekëve është ajo e pagave.

I pyetur se a i zgjidh të gjitha problemet në shëndetësi rritje e pagave, Gjonbalaj tha se “Nuk i zgjidh të gjitha problemet, por i afron mundësitë”.

Gjonbalaj, thotë se largimi i mjekëve nga Kosova është trend në rritje.

Ai thotë se është shumë shqetësuese ika e mjekëve dhe mungesa në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Gjonbalajt, nëse ka mungesë të profesionistëve do të zgjatet lista e pritjes.

“Megjithatë me këtë listën e pritjes është bërë një sagë, edhe pse listë të pritjes ka në të gjitha vendet e botës në shëndetësi. Duhet potencuar se në aspektin e emergjencave nuk ka listë të pritjes. Pra ka kapacitete të mjaftueshme për rastet emergjente”, tha ai në RTV21.

/GazetaSinjali/