Tenisti serb, Novak Gjokoviq, hipi në një fluturim për në Beograd nga Dubai të hënën, pasi mbërriti atje më herët gjatë ditës.
Gjokoviq kishte mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi dëbimi i tij nga Australia për shkak të vaksinimit të kërkuar kundër COVID-19 i dha fund shpresave të tenistit të renditur në kategorinë 1 për meshkuj, për të mbrojtur titullin e tij në “Australian Open”.
Tre gjyqtarë të Gjykatës Federale të dielën dolën në anën e vendimit të Ministrit të Emigracionit, Alex Hawke, për anulimin e vizës së serbit për arsye të interesit publik, shkruan Apnews.
Menjëherë pas vendimit, agjentët federalë shoqëruan Gjokoviqin në aeroportin e Melburnit, ku ai hipi në një aeroplan me destinacion Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Para largimit të tij, Gjokoviq tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga vendimi i gjykatës australiane, por tha se e respektonte vendimin. /Gazeta Sinjali Sporti/