Pas publikimit të një videoje nga Gazeta Sinjali, ku një veturë me sinjalizues rrezikon trafikun në Gjilan, policia ka njoftuar se e ka gjobitur ngasësin e saj.
Nga Drejtoria Rajonale Gjilan, njoftojnë se falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarët të cilët në rrjetin social Facebook kanë shpërndarë një video me veprim të një vozitësi me automjetin e tij me të cilin shihet përmes videos së postuar se gjatë përcjelljes së një mjeti transportues rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Policia njofton se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në bazë të ligjit për rregulltat e trafikut rrugor dhe masën ndëshkuese me pikëve negative ndaj vozitësit.