image Gjobitet, për inat e ndezë cigaren para policëve dhe inspektorëve komunalë

Kosovë

Istog/ Gjobitet, për inat e ndezë cigaren para policëve dhe inspektorëve komunalë

news image

Një person në një kafiteri në Istog është nervozuar shumë pasi inspektorët komunalë ia shqiptuan një gjobë për konsumim të duhanit në ambiente të mbyllura.

Gazeta Sinjali ka marrë vesh nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se Policia e ka arrestuar pas mesnate një person me inicialet E.A. në atë lokal, pasi që ai i kishte penguar policët në kryerje të detyrës zyrtare.

Pasi u gjobit nga inspektorët, E.A. në shenjë revolte e ka nxjerrë një cigare dhe e ka ndezur përsëri brenda në lokal.

Në atë moment, siç merr vesh Gazeta Sinjali, ai është urdhëruar që të dal nga lokali, por duke i kundërshtuar urdhrat, i është drejtuar policit me fjalët “Kush je ti me më dhënë urdhër? Ti je i lemë pas luftës. A e di kush jam unë?”.

Duke bërtitur me gishtin drejtuar kah polici, ai vazhdon: “Unë kam dhënë njerëz për këtë vend. Unë kam bërë më shumë se ti që ti me veshë këtë uniformë. Të njoh, e di kush je”, duke tentuar të hyjë brenda lokalit me duhan të ndezur.

Pasi që është sjellë në stacionin policor në Istog dhe i është bërë matja e alkoolit, ai ka rezultuar të ishte i dehur me 1.47 promilë.

Për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe E.A. është ndaluar për 48 orë. /Gazeta Sinjali/