Një YouTuber nga Pensilvania që merret me zvarranikët, e ka filmuar veten duke u kafshuar nga një gjarpër jo helmues 50 herë, duke përfshirë edhe një herë në fytyrë.
Jesse Rothacker, themeluesi i “Forgotten Friend Reptile Sanctuary”, e postoi videon disa ditë më parë, ku shihet me një gjarpër që e gjeti në mes të rrugës.
Videoja u shikua 82,372 herë në pak ditë dhe qindra njerëz komentuan, duke e cilësuar Jesse si një person që mund të bëjë gjithçka për disa klikime më shumë.
Ndërkohë që vetë adhuruesi i reptilëve shpjegon se videoja është bërë që njerëz të dallojnë gjarpërinjtë helmues nga ata jo helmues. Mes të tjerash, ai shprehet se është kafshuar mijëra herë gjatë karrierës së tij.