Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet këtë vit në qytetin e Pejës, ku do të zhvillohen ndeshje të jashtëzakonshme që nga çerekfinalet deri në finale, raporton Sinjali.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Superkupa Femrat të organizohet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2024.
Ngjarja do të organizohet nga KBF Peja 03 në bashkëpunim me FBK.
Gjatë këtyre ditëve të Superkupës, skuadrat e Superligës do të kenë mundësinë të kryejnë testet finale para fillimit të kampionatit 2024/25.
Në edicionin e kaluar, triumfues i Superkupës ishte Bashkimit, i cili fitoi edhe Kupën dhe titullin, duke siguruar tre trofetë në basketbollin e femrave.
/GazetaSinjali/