Sonte me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ceremonia e shortit të fazës së grupeve për Kampionatin Evropian 2024.
Pjesë e skuadrave që marrin pjesë sonte për të njohur kundërshtarët e tyre është edhe Kombëtarja e Shqipërisë, shkruan Sinjali.
Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.
Kujtojmë se Ceremonia për hedhjen e shortit të fazës së grupeve të “EURO 2024” po mbahet në qytetin e Hamburgit.